Harta e tërmeteve paraqet Shqipërinë më të rrezikuar se Italia

27 Gusht 2016 - 11:24      

Report TV siguron hartën e intensitetit të tërmeteve në Europën Juglindore dhe ngjyrat që mbulojnë Shqipërinë janë ato me të errëtat, pra të një rreziku të lartë të goditjes nga tërmetet, transmeton Shqiptarja. Kjo hartë e aktivitetit sizmologjik të Europës, tregon se Shqipëria bashkë me Greqinë dhe Turqinë janë ndër vendet më të rrezikuara të Ballkanit nga tërmetet.

Ngjyra e errët, siç dallohet qarte ne dallgëzimet e saj ne hartën e paraqitur, do të thotë se vendi ynë ka një aktivitet të lartë sizmik, tregues që shpjegon rënien e shpeshtë të tërmeteve.
Siç duket Shqipëria është më e rrezikuar se Italia, vendi ku ndodhi një tërmet 6.2 ballë pak ditë më parë e ku bilanci i viktimave rritet dita ditës, aktualisht 268 njerëz.
Rexhep Koçi, përgjegjës i departamentit të Sizmologjisë, thotë se në Shqipëri bien shumë tërmete, por deri tani me intensitet të ulët.

Ndërsa kjo hartë tregon të gjitha tërmetet mbi dy ballë që kanë rënë në Shqipëri. Në të dallohen qartë zonat më të shpeshta që bien tërmetet të cilat janë Durrësi, Shkodra, Dibra, Saranda, Vlora, Lushnja, Elbasani dhe Dibra.

Por a janë të sigurta ndërtimet e reja që janë bërë në Shqipëri në rast të rënies së një tërmeti? Përgjegjësi i Departamentit të Sizmologjisë thotë se çdo ndërtim bëhet pasi të merr të dhënat nga ky institut, por nuk dihet nëse ato zbatohen, pasi mbikëqyrja bëhet nga pushteti vendor.

Përgjatë viteve në Shqipëri kanë rënë tërmete të fuqishme, duke filluar nga ai i Shkodrës dhe i Llogarasë me 9 ballë si dhe tërmeti i Peshkopisë në 1967 me 8 ballë.

Tërmetet më të fuqishme në Shqipëri
Tërmeti i Shkodrës 1905, 9 ballë
Tërmeti i Llogarasë 1930, 8-9 ballë
Tërmeti i Peshkopisë 1942, 8 ballë
Tërmeti i Urës Vajgurore 1959, 7 ballë
Tërmeti i Peshkopisë 1967, 7-8 ballë
Tërmeti i Shkodrës 1979, 6.9 ballë
 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...