Zgjerohet harta e zjarreve në Shqipëri, flakët përfshijnë edhe Velipojën

27 Gusht 2016 - 08:35      

Zjarret zgjerojnë hartën e shtrirjes në Shqipëri ku pas Shëngjinit, Velipoja është pika e dytë turistike në veri të vendit që përfshihet nga flaket. Ato janë konstatuar pasditen e së premtes në vendin e quajtur “Maja e Zezë”, në zonën e Rrjollit në Velipojë, njofton oranews.

Erërat e forta favorizuan përhapjen dhe në pak kohë u dogjën disa hektarë pyje. Aktualisht zjarri nuk është i përmasave të mëdha, por ai rrezikon të përhapet si pasojë e erërave.

Për shkak te mungesës së rrugës ndërhyrja nga toka është e pamundur dhe nëse situata përkeqësohet mund të kërkohet ndihma e helikopterit.

Ndërkaq zjarri që ka nisur prej tre ditësh në malin e Shëngjinit vijon të jetë aktiv, duke shkrumbuar deri më tani qindra hektarë pyje me pisha. Edhe pse gjatë gjithë ditës së premte është ndërhyrë me helikopterë nga ajri, ende nuk është bërë e mundur shuarje e flakëve.

Si në qendër të Shëngjinit ashtu dhe në zonën e Ranës së Hedhun zjarri vijon ende. Forcat zjarrfikëse të policisë dhe ato të ushtrisë janë duke luftuar me flakët. Ata janë vendosur pranë bizneseve dhe shtëpive të banimit për ti mbrojtur këta të fundit nëse flaket e zjarrit do të përparojnë në drejtim të tyre.

Paralelisht vijon puna me mjete rrethanore për shuarjen e zjarrit, por era e fortë që ka nisur të fryjë që prej orëve të pasdites ka favorizuar përhapjen e flakëve.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...