Shqipëria inkurajon Kinën të mbështesë realitetet e reja në Ballkan

27 Gusht 2016 - 08:30      

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati gjatë takimit në Kinë me homologun e tij Uang Ji siguroi palën kineze se Shqipëria njeh politikën e një Kine të vetme.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp ai tha se Shqipëria e mirëpret “qasjen pragmatike” të Kinës në Ballkan dhe inkurajoi autoritetet kineze që të zhvillojnë edhe më tej këtë qasje, si dhe të mbështesin realitetet e reja në Evropën jug-lindore.

“Këto mekanizma synojnë të transformojnë armiqtë e vjetër në fqinjë pragmatikë. Shqipëria është një vend i vogël, por një mik i vërtetë dhe partner solid i Kinës dhe popullit kinez”, deklaroi Bushati.

Ai theksoi se, marrëveshja “e rëndësishme” e firmosur për lehtësimin e regjimit të vizave e dëshmon qartë këtë partneritet dhe shprehu bindjen se ky lehtësim do të bëjë që Shqipëria të jetë një nga destinacionet më të mira në Evropë për investitorët dhe turistët kinezë.

Më tej Bushati theksoi nevojën e rritjes së bashkëpunimit ekonomiko-tregtar dhe në fusha të tjera si energjia, infrastruktura, bujqësia, turizmi, kultura dhe arsimi.

Në këtë kontekst, ministri i Jashtëm kërkoi nga pala kineze mbështetje për projektet konkrete në këto fusha. Për vitin 2016, Kina renditet si partneri i dytë tregtar i Shqipërisë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...