Shëndetësia publike në kaos, mungojnë edhe barnat e emergjencës

27 Gusht 2016 - 07:30      

Të gjitha spitalet e Kosovës janë duke u përballur me mungesa të mëdha të barnave. Kjo jo pse Ministria e Shëndetësisë nuk ka para, por për shkak të neglizhencës për të bërë blerjet e tremujorit të tretë të këtij viti, shkruan sot Koha Ditore.

Gazeta ka mësuar se Ministria e Shëndetësisë ka neglizhuar blerjet që nga muaji qershor. Kjo ka shkaktuar kaos në institucionet publike shëndetësore.

Sipas të dhënave që ka siguruar gazeta, janë dhjetëra kërkesa për blerje të cilat QKUK-ja dhe spitalet rajonale i kanë dorëzuar në MSH që nga 27 qershori. Barnat e kërkuara nuk janë blerë ende, edhe pse tenderët për blerjen e tyre kanë përfunduar.

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...