AKSH fton deputetët të mos e votojnë Demarkacionin

26 Gusht 2016 - 20:21      

Ajo që e quan veten Armata Kombëtare Shqiptare kërkon nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që mos ta votojnë demarkacionin me Malin e Zi.

“Deputetët të cilët votojnë pro marrëveshjes me Malin e Zi do të trajtohen si tradhtarë dhe do të mbahen mend si të tillë”, thuhet mes tjerash në një deklaratë që  ka ardhur në adresë të Agjencisë së Lajmeve KosovaPress me emrin e Bashkim Shqipëria.

Në mes tjerash në këtë deklaratë thuhet se “AKSH është duke vëzhguar dhe se do të qëndrojë në pikat e caktuara”.

 

Po ashtu AKSH bën thirrje edhe palës malazeze që mos të pajtohet me një marrëveshje të tillë sepse “kjo do të thotë luftë mes dy popujve”.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...