Alarmim i ri për ndotje nga termocentralet e KEK –ut [video]

26 Gusht 2016 - 19:24      

Komuna e Obiliqit është alarmuar edhe një herë tjetër me nivelin e ndotjes nga dy termocentralet e KEK-ut, Kosova A dhe B.

Të dhënat e nxjerra nga instituti Inkos për muajin korrik, sipas zyrtarëve të kësaj komune, tregojnë për nivelin e tejkalimit të parametrave të lejuar në disa elemente.

Drejtori Berisha ka paralajmëruar padi për KEK-un, derisa ka thënë se tentativat e mëhershme për ta paditur prodhuesin e energjisë kanë rezultuar me procedura kundërvajtëse.

Por, zyrtarë të KEK-ut, në anën tjetër, shprehen se mbrojtjen e ambientit e kanë kthyer në prioritetin e tyre.

“Në bazë të monitorimeve të vazhdueshme të zhvilluara nga KEK-u dhe nga institucionet tjera të pavarura, shkarkimet në ajër nga tymtari në TCB janë në kufi të atyre të projektuara gjatë instalimit, ndërsa në TCA, falë investimeve në elektrofiltra, emisionet e pluhurit tashmë janë në kufi të atyre, të cilat duhet arritur në 01.01.2018. ’’

Në përgjigjen e tij, drejtori Bucolli ka përmendur një sërë projektesh, që kapin vlerën në 50 milionë euro, e që sipas tij, janë realizuar nga KEK-u si investime në mbrojtjen e mjedisit.

KEK-u në vazhdimësi është akuzuar për nivelin e lartë të ndotjes që shkakton, derisa është lidhur edhe më numrin e lartë të të diagnostikuarve me sëmundjen e kancerit në këtë komunë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...