Kronikë e KTV-së për vrasjen e mbrëmshme në Deçan [video]

26 Gusht 2016 - 19:14      

Policia i ka arrestuar dorasit e vrasjes në Deçan, raporton KTV.

Babë e bir dyshohet se kanë vrarë Rexhep e Durim Ramajn, që të dy viktima të një incidenti tjetër ndërmjet vrasësve dhe Dervish Lushajt, i cili gjithashtu është arrestuar për armëmbajtje pa leje.

Një mosmarrëveshje ndërmjet familjes Lushaj në Deçan u ka kushtuar me jetë dy pjesëtarëve të familjes Ramaj, fqinjë të tyre.

Rexhep e Durim Ramaj kanë mbetur të vrarë të enjten pasdite nga Sali e Durim Lushaj, derisa këta të fundit kishin mosmarrëveshje me një kushëri të tyre, Dervish Lushaj.

Ky e kishte iniciuar një rast për dëmtim prone për të afërmin e tij Sali Lushajn, derisa viktimat janë përfshirë aksidentalisht në rast.

Familja Ramaj, viktimë e incidentit të Lushajve, ka hapur të pamën të premten në Shaptej të Deçanit.

Të tronditur, prapa kamerës, kanë thënë se nuk mund të flasin për rastin, por kanë konfirmuar se viktimat Rexhep e Burim Ramaj kanë dashur të intervenojnë në kacafytjen e familjes Lushaj, por pastaj kanë pësuar vetë.

Viktimat janë sjellë në Deçan pasdite, pas ekzaminimit të mjekësisë ligjore.

Vrasja e këtu në Deçan e ka quar në 6 numrin e të vrarëve nga armët e zjarrit vetëm brenda një jave në Kosovë.

3 mijë e 180 armë pa leje ka konfiskuar Policia e Kosovës nga viti 2015 e deri në korrik të këtij viti.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...