26 Gusht 2016 - 19:08
Ata thonë se PDK udhëhiqet nga kokat e krimit dhe korrupsionit në Kosovë, transmeton Koha.net. Vetëvendosje thotë se PDK ka shprehur shqetësim për pronat private, por jo për territorin e Kosovës.
“Partia që udhëhiqet nga kokat e krimit dhe korrupsionit në Kosovë, së cilës përditë po i dalin përgjime që dëshmojnë kriminalitetin e saj, sot paska reaguar ndaj aktivistëve paqësorë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Në komunikatën e saj PDK, udhëheqësit e së cilës po e falin tokën e Kosovës, paska shprehur shqetësim për pronat private të tyre. Sikur ky subjekt të shqetësohej kështu për territorin e Republikës sonë, Kosova sot do të ishte në gjendje shumë më të mirë”, thuhet nga Vetëvendosje.
Ata më tej thonë se PDK ka kërkuar nga organet e sigurisë që të shtojë shtypjen e aktivistëve.
“Në fund PDK paska ftuar organet e sigurisë, të cilat janë nën kontrollin e po të njëjtëve kriminelë që e udhëheqin këtë subjekt, që të shtojnë shtypjen ndaj aktivistëve tanë dhe qytetarëve të Kosovës”, shtohet nga Vetëvendosje, që në fund kanë thënë se shohin këto reagime si panikë.
“Lëvizja VETËVENDOSJE! i sheh këto reagime si panikë e pushtetit në prag të rënies së tij dhe mendojmë që PDK ka të drejtë të ketë panikë. Ajo po i lut qytetarët që të kenë besim në institucione pikërisht ngase e di që askush sot nuk i beson shtetit të kapur nga krimi. Shumë shpejt qytetarët do të shprehin mosbesimin e tyre në këtë qeveri përmes protestave e demonstratave masive dhe do të përfundojë periudha e qeverisjes nga krimi i organizuar”, përfundon VV.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...