PDK i quan “sjellje vandaliste” protestat e Vetëvendosjes

26 Gusht 2016 - 18:18      

Partia Demokratike e Kosovës, nëpërmes një kumtese ka dënuar ashpër “sjelljet vandaliste të Lëvizjes Vetëvendosje e cila përmes aktivistëve të saj ka bërë përpjekje që të kërcënojë familjen dhe të dhunojë pronën private të familjes së liderit të PDK-së, Kadri Veseli, në Mitrovicë”.

PDK thotë se mirëpret protestat, por të garantuara me Kushtetutë dhe jo të dhunshme, transmeton Koha.net.

“Partia Demokratike e Kosovës, mirëpret çdo lloj shprehje të pakënaqësisë apo protestave, të garantuara me ligje e Kushtetutë, mirëpo dënon ashpër çdo përpjekje që përmes dhunës dhe kërcënimeve të bëhen përpjekje për realizimin e qëllimeve politike. Familja dhe prona në traditën tonë gjithmonë janë konsideruar të shenjta dhe asnjëherë nuk janë cenuar nga politika”, thuhet nga PDK.

PDK, më tej brenda kumtesës, fton organet e rendit dhe drejtësisë që mos të lejojnë asnjë sjellje vandaliste, ndërsa i fton qytetarët e Kosovës që të kenë besim tek institucionet e Republikës së Kosovës, të ruajnë gjakftohtësinë dhe mos të provokohen nga sjelljet e dhunshme nga kushdo që dëshiron ta shpërbëjë Republikën e Kosovës e cila ka arritur këtu falë punës dhe përkushtimit të gjeneratave të tëra të qytetarëve tanë dhe ndihmës së miqve ndërkombëtarë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...