Pranga për pirateri televizive, Shqipëria në hartën e hetimit

26 Gusht 2016 - 16:33      

Në Suedi një kompania dyshohet për shpërndarje dhe shitje ilegale në shkallë të gjerë, të kanaleve të huaja televizive.

Kërkesa për dëmshpërblim nga kompanitë televizive është mbi 200 milionë, korona suedeze

Të martën në mëngjes, policia kontrolloi kompaninë e dyshuar në Malmo. Tre persona u arrestuan si të dyshuar për shpërndarje ilegale të kanaleve televizive. Gjatë kontrollit të policisë u gjetën kompjuterë, serverë, telefona celularë dhe një numër i madh dokumentesh. Policia dhe prokuroria po hetojnë aktivitetin e tyre duke u mbështetur në materialet e gjetura.

Lidhur me këtë Prokurori Henrik Rasmusson thotë:

Në mënyrë që të operohet në këtë biznes pa pasur probleme, duhet të kesh leje transmetimi nga secili kanal. Ky është ligji dhe asgjë nuk mund ta anashkalojë. Mbi 2000 kanale televizive përfshirë dhe ato të Digitalb janë piratuar.

Janë tre kompani televizive qe kanë raportuar në polici kompaninë piratuese me bazë në Malmo:

DIVA Medya Hizmetleri Limited (kanal televiziv turk).
Bein Media Group LLC.
ART
Këto kompani kanë bërë kallëzim duke shprehur se kompania me bazë në Malmo nuk ka licencë për të bërë rishpërndarje të programeve të tyre; dy prej tyre Diva dhe Bein media group kërkojnë dëmshpërblim prej 200 milionë korona suedeze (afër 22 milionë euro).

“Aktiv nëpër disa shtete”

Një menaxher i lartë në njërën prej kompanive e quan këtë një krim të organizuar e shtrire në 7-8 shtete. Ai shprehet se kjo kompani piratuese është active jo vetëm në Suedi por dhe në 7-8 shtete të tjera të Europës. Po kështu rezulton që në ketë të jenë përfshire dhe disa shqiptare qe kanë platforma të ngjashme në këto shtete, si ATN, Nimi TV, Top AL, Diaspora TV dhe Shqip TV të cilët janë në investigim.

Një zëdhënës i manaxhimit të lartë i Al Jazeera në Qatar, duke folur për SVT eNews Skånë shprehet se nuk ka asnjë kontratë me kompaninë që shet aparatet e transmetimit (dekoderë) ATN dhe transmeton programet e Al Jazeera, dukshëm është diçka ilegale.

Prokurori Henrik Rasmusson për këtë thotë:

Policia dhe prokuroria mund të parandalojë me disa mënyra këtë operim ilegal.

Gjatë bastisjes kemi konfiskuar shumë prona dhe ka marrë në ruajtje vendin sepse mendojmë qe kjo kompani mund të rifillojë transmetimet përsëri, mbyll fjalën Henrik Rasmusson. /citynews.al/

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...