Grabovci me ndikim edhe në shëndetësi

26 Gusht 2016 - 15:56      

Katër biseda të reja telefonike të Adem Grabovcit të Dosjes së Shefave, zbulojnë servilizmin e një doktori për t’i shërbyer shefit kurdo dhe në çdo kohë.

Bisedat dëshmojnë ndikimin e Grabovcit edhe në shëndetësi, e institucione tjera. Ai zgjedh njerëzit e vet për ta mundur Ilir Tolajn, një ish-sekretar të Ministrisë së Shëndetësisë. Grabovci thoshte se puna ka hyrë me inati dhe duhet të kryhet bindshëm, transmeton KTV.

Një doktor i ishte betuar Adem Grabovcit, që do t’i kryente të gjitha obligimet që ia ngarkonte ai. Doktori, i paidentifikuar, ishte caktuar nga Grabovci si kryesues i një komisioni për zgjedhjen e një zyrtari të lartë shtetëror. Grabovci kërkonte që njeriu i tij të fitonte bindshëm, sepse siç thoshte ai, “puna është me inati me Ilir Tolajn”.

Sipas bisedës telefonike dëshmohet se ky doktor kishte qenë edhe në komisione tjera, por ministri e kishte hequr për shkak të konfliktit. Kësaj radhe, zotohej se nëse Grabovci e vendoste në krye të komisionit, atëherë do të kryente punë. Ky doktor, kishte kërkuar që, pos Ilhami Gashit, ta kishte në komision edhe Arben Çitakun, i cili aktualisht është sekretar në Ministrinë e Ambientit. Ndërkohë, anëtarë tjerë ishin caktuar Isuf Dedushaj dhe Ramush Beiqi. Me Dedushajn nuk kishin asnjë problem, derisa për Beiqin garantonte ky doktor se do ta bindte të mos dilte kundër.

Në një bisedë tjetër në mes të Grabovcit dhe Ilhami Gashit, flasin për sistemimin e Ganimete Rifajt. Grabovci e porosit Gashin , ish-sekretar i Ministrisë së Punëve të Brendshme që vendosej në krye të shumë komisioneve, që ta kishte parasysh Ganimete Rifaj. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...