Era dhe terreni favorizojnë zjarret në Shëngjin

26 Gusht 2016 - 15:38      

Qyteti i Shëngjinit vazhdon të jetë nën pushtetin e flakëve dhe tymit. Gjatë natës në të gdhirë e premtja, flakët kanë përparuar drejt malit afër qendrës së qytetit, ndërsa deri në orën 10 të paradites, asnjë ndërhyrje nga ajri nuk kishte nisur.

Situata ndryshoi kur në Shëngjin u dëgjua zhurma e helikopterit të vetëm i cili u angazhua për fikjen e flakëve. Forcat e Zjarrfikëseve ishin në gatishmëri, por terreni i thyer dhe mungesa e infrastrukturës e bën të pamundur ndërhyrjen e tyre.

Një kompleks rrezikohej nga riaktivizimi i një vatre zjarri, por me ndërhyrjen e 60 forcave zjarrfikëse u bë i mundur lokalizimi i flakëve.

Ndërhyrjet vazhdojnë më shumë nga ajri sesa nga toka. Era në Shëngjin ndryshon shpesh drejtim duke favorizuar përhapjen e flakëve në të gjitha anët.

Dy vatra zjarri shpërthyen një ditë më parë në zonën e Shëngjinit duke djegur sipërfaqe të mëdha toke. Deri tani nuk raportohen dëme në njerëz ose bazë materiale.

Policia e Lezhës pasditen e së enjtes arrestoi edhe autorin e zjarrvënies Preng Pergjoni, 63 vjeç banues në Lezhë, i cili kishte vënë qëllimisht zjarrin për ripërtëritjen e kullotave. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...