26 Gusht 2016 - 14:21
Në takim, ministrja Hoxha falënderoi kryetaren e Odës së Noterëve për angazhimin dhe punën e deritanishme në funksionimin e këtij institucioni, me theks të veçantë rolin e noterëve në ekzekutimin dhe zvogëlimin e lëndëve në gjykata, njëherësh shfaqi përkushtimin e saj për fuqizimin dhe thellimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen, transmeton Koha.net.
Në takim, znj. Shehu informoi ministren Hoxha për punët, planet dhe objektivat e këtij institucioni si dhe sfidat me të cilat përballen noterët, ndërsa kërkoi nga ministrja që koordinimi dhe bashkëpunimi i deritanishëm të vazhdojë edhe më tutje.
Me këtë rast, ministrja Hoxha theksoi se është e përkushtuar në ofrimin e përkrahjes dhe ndihmës institucionale në tejkalimin e sfidave, ndërsa kërkoi që transparenca, llogaridhënia dhe efikasiteti të jenë prioritete kyçe në planifikimin e punëve.
Në takim ministrja Hoxha me theks të veçantë kërkoi që të vazhdohet edhe më tutje shtrirja e noterëve në tërë territorin e vendit dhe inkurajoi që të respektohen dhe fuqizohen edhe më shumë kriteret kualifikuese me qëllim të rritjes së kredibilitetit dhe efikasitetit të punës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...