26 Gusht 2016 - 14:20
Për nder të 106 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës dhe në vigjilje të shenjtërimit të saj, Gratë Deputete të Kuvendit të Kosovës bënë homazhe dhe vendosin kurora lulesh tek pllaka përkujtimore në Shkup.
Ato po marrin pjese në manifestimet që po mbahen ne Shkup në prag të shenjtërimit të Nënës Terezë, më 4 shtator, që do të bëhet në Vatikan.
Deputetet e Parlamentit të Kosovës janë pritur nga koleget e tyre deputete në Parlamentin e Maqedonisë, me ç'rast kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh tek pllaka përkujtimore e Nënë Terezës.
Me pas deputete bashkë me zyrtare të institucioneve të Maqedonisë morën pjesë në hapjen e ekspozitës me veprimtari të Nënë Terezës, organizuar nga Instituti për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve ne Maqedoni.
Me këtë rast, kryetarja e GGD-së, Blerta Deliu Kodra, tha se në 106 vjetorin e lindjes së Nënë Terezës, si deputete dhe si shqiptare ndihen shume krenare që kultivojmë dhe bartim mesazhin dhe frymën e humanizmit dhe bamirësisë që kultivoi Nënë Tereza.
Deliu Kodra tha se deputetet u bënë pjesë e këtij aktiviteti për të filluar pikërisht nga Shkupi, për të festuar 106 vjetorin e lindjes e për të vazhduar ceremoninë madhështore të shenjtërimit të saj.

17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...