MF përmes forumesh me autoritetet komunale debatoi sfidat buxhetore

26 Gusht 2016 - 13:46      

Ministria e Financave në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së dhe Asociacionin e Komunave të Kosovës, gjatë kësaj jave, nga data 22 gusht deri më 26 gusht, ka mbajtur forumet me autoritetet komunale mbi zhvillimin e procesit buxhetor komunal 2017-2019 me regjionin e Prishtinës, të Mitrovicës, Pejës, të Prizrenit, si dhe regjionin e Gjilanit.

Gjatë këtyre forumeve zyrtarët e Ministrisë së Financave dhe zyrtarët komunalë kanë diskutuar për sfidat kryesore/ çështjet e komunave në lidhje me procesin buxhetor, për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi financat e pushtetit lokal, për komunikimin dhe bashkëpunimin e ministrive të linjës me komuna, si dhe për mbështetjen e organizatave/ institucioneve ndërkombëtare, transmeton Koha.net.

Zyrtarët e Ministrisë së Financave gjatë këtyre forumeve bënë të ditur se sa u përket të hyrave vetjake komunale para disa muajsh është nënshkruar një vendim, në bazë të të cilit është formuar një grup punues për hartimin e kritereve për projeksionin e të hyrave vetjake komunale. Zyrtarët theksojnë se kanë pasur aty përfaqësues të disa institucioneve dhe se janë munduar që të përcaktojnë disa kritere. Gjithashtu është diskutuar edhe me kolegjiumin e Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe kolegjiumin për çështje të financave të pushtetit lokal.

Zyrtarëve komunalë u janë dhënë sqarime rreth supozimeve dhe parimeve mbi të cilat janë bazuar projeksionet buxhetore 2017-2019 dhe u është kërkuar komunav që të bashkëpunojnë në zhvillimin e konceptit për një zhvillim ekonomik lokal të qëndrueshëm në dritën e ndryshimeve të pritura sa i përket Ligjit të financave të pushtetit lokal.

Ministria e Financave ka një komunikim dhe bashkëpunim të rregullt me komunat, andaj pjesë e këtij komunikimi të rregullt janë edhe këto forume, të cilat bëhen më qëllim të zhvillimit të procesit buxhetor komunal, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Departamenti i Buxhetit në Ministrinë e Financave me asistencë teknike- financiare nga Misioni i OSBE-së në Kosovë ka organizuar forume me autoritetet komunale që nga periudha 2006 – 2016. Në forumet e mbajtura fokus kryesor kanë qenë zhvillimi i procesit buxhetor komunal, reformat mbi buxhetimin programor, avancimin e konceptit të planifikimit të projekteve shumëvjeçare, si dhe ngritjen e kapaciteteve për menaxhimin efikas financiar në nivel lokal.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...