Kalimi i shtegut Theth - Valbonë apo anasjelltas, një mrekulli turistike [foto]

26 Gusht 2016 - 12:06      

Tiranë, 26 gusht – Kemi folur shpesh për turizmin alpin, për bukuritë, vështirësitë dhe adrenalinën që gjeneron ai në organizmat e atyre që e kanë provuar.

Turizmi alpin tek ne përfaqësohet kryesisht me Thethin dhe Valbonën. Këto janë dy qendra të rëndësishme ku vizitore nga vendi dhe bota shkojnë atje në të katër stinët e vitit.

Të dyja pikat turistike Valbona dhe Thethi, janë afër njëra tjetrës dhe ndahen nga një lartësi malore prej pak kilometrash, por rruga drejt njëra-tjetrës është e kalueshme dhe mjaft piktoreske. Sipas ATSH-së është një rrugë malore e pyllëzuar dhe së fundmi me qendra çlodhjeje dhe me shërbim ambulant për udhëtarët e lodhur nga ngjitja. Banorët e zonës e kanë kuptuar leverdinë e këtij shërbimi dhe kanë menduar për këto pika relaksi dhe rimarrje energjishë.

Është një mrekulli që t’i shikoni të dy këto zona të mrekullueshme në të njëjtin udhëtim.

Dhe kjo është e mundur sepse shumë agjenci turistike e ofrojnë këtë shërbim, mjafton të ecni për rreth 6-7 orë dhe kalon nga Valbona në Theth ose anasjelltas.

Ky itinerar përfshin një ngjitje nga Valbona (995 m) në qafën e Valbonës (1759 m) dhe për të zbritur në Theth në lartësinë 745 m mbi nivelin e detit.

Ky kalim është një shteg i lashtë që lidhte rajonet fisnore të Shalës dhe Nikaj-Mërturit. Behet fjalë për të ngjitur rreth 1000 m dhe te zbrisni në 800 m.

Gjithë udhëtimi zgjat rreth 14 km dhe terreni i thyer e malor e zgjat në kohë udhëtimin.

Kalimi Theth – Valbonë është një ndër udhëtimet më të bukura jo vetëm në Shqipëri, por dhe në botë.

Kjo pjesë nga Valbona në Theth ose anasjelltas është pjesë e “Peaks of The Balkans” Majat e Ballkanit, midis Shqipërisë – Kosovës – Malit të Zi, e cila ka fituar çmimin “Best trail of The Year” për vitin 2013, nga një ndër organizatat më të njohura në botë siç është Tourism for Tomorrow.

Vizitore të shumtë nga Europa apo bota, të tërhequr nga kurioziteti I këtij udhëtimi plot aventura, e përshkojnë atë çdo vit në të katër stinët. Këta janë aventurierët e lartësive dhe të turizmit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...