26 Gusht 2016 - 11:17
“Të votosh një marrëveshje që dyshohet se e cenon tërësinë territoriale, është shkelje e betimit, thyerje e ligjit, veprim antikombëtar”, ka shkruar ajo, transmeton Koha.net.
“Është mirë që para se të votojë, secili prej nesh, që jemi përfaqësues të popullit, të rikujtojmë betimin që e kemi bërë. “Unë, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do ta përfaqësoj me dinjitet popullin, do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj, do të angazhohem për mbrojtjen dhe për respektimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, për mbrojtjen e tërësisë territoriale dhe të integritetit institucional të Kosovës, për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, në përputhje me ligjet e vendit dhe me standardet evropiane”.
Të votosh një marrëveshje që dyshohet se e cenon tërësinë territoriale, është shkelje e betimit, thyerje e ligjit, veprim antikombëtar, shkruan deputetja Kadriu.
Sipas saj, presioni i Qeverisë për të legjitimuar dhe për të legalizuar një marrëveshje, që sipas argumenteve të kundërshtarëve të këtij demarkacioni ia shkëput Kosovës 8200 hektarë tokë, ngriti pikëpyetje të mëdha. Kufijtë nuk caktohen përditë. Kufijtë ndërshtetërorë, në mijëra shembuj, janë burim konfliktesh, luftërash, përgjakjesh, ndasish.
Një deputet, që është përfaqësues i popullit, nuk do ta votonte një marrëveshje të paqartë, të dëmshme dhe plotësisht jotransparente. “A është më mirë ta rishikojmë një proces të dyshimtë, apo ta hapim një plagë të re?!” shtron ajo pyetjen, duke përfunduar se “Vota ime, sigurisht nuk është në favor të një marrëveshjeje të tillë”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...