LHK “Ali Hadri” në Deçan thërret deputetët: Mos e votoni demarkacionin

26 Gusht 2016 - 10:43      

Lidhja e Historianëve të Kosovës, Ali Hadri”, dega në Deçan, edhe njëherë ka ngritur zërin kundër Marrëveshjes për demarkacionin mes Kosovës e Malit të Zi.

Përmes një komunikate, ajo u ka bërë thirrje deputetëve të mos e votojnë atë marrëveshje në formën aktuale, transmeton Koha.net.

Në vazhdim, komunikata e plotë e LHK “Ali Hadri” të Deçanit.

Kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, në takim me të gjitha strukturat e saja, e ka vlerësuar edhe njëherë Marrëveshjen për demarkacionin në mes të Republikës se Kosovës dhe Republikës se Malit të Zi.

Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, shprehet e shqetësuar se puna dhe angazhimi i Komisionit Shtetëror, i kryesuar nga Murat Meha, nuk e ka kryer me sukses të plotë punën e tije, sepse komisioni ka shkelur mbi të drejtën historike dhe politike të shqiptarëve të Kosovës, ngase e ka lëvizur për kilometra të tëra vijën kufitare në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.

Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan vlerëson se vendosja e kufirit nga ana e Komisionit Shtetëror të kryesuar nga Murat Meha, është shkelje e rendë e Kushtetutë se Republikës se Kosovës, ngase nuk është respektuar vija kufitare e vitit 1974.

Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan u benë thirrje deputetëve të Kuvendit të Republikës se Kosovës që të mos e votojnë Marrëveshjen për demarkacion në mes të Republikës se Kosovës dhe Republikës se Malit të Zi. Deputetët le të tejkalojnë interesat e tyre politike dhe të dëgjojnë thirrjet e popullit për të mos e miratuar një marrëveshje e cila do të jetë e dëmshme për qytetarët e Kosovës.

Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan vlerëson se historia nuk do të jetë e mëshirshme me të gjithë ata deputetë të Kuvendit të Republikës se Kosovës, të cilët do të votojnë për faljen e tokave Malit të Zi, dhe se emrat e tyre turpshëm do të hynë si tradhtarë të kombit në analet e historisë se popullit shqiptar. Ne, vlerësojmë se nuk kemi toke për të i falur askujt e aq me pak Malit të Zi, përfundon komunikata. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...