SHSKUK mund të mos e zbatojë vendimin e OSHP-së [video]

25 Gusht 2016 - 20:00      

Ndonëse vendimet që merr Organi Shqyrtues i Prokurimit janë të pakthyeshme, SHSKUK-ja mund të mos e zbatoj një të tillë, raporton KTV.

Kjo për shkak të mungesës së mjeteve financiare për të lidhur kontratë për “Pastrimin e hapësirave brenda objekteve spitalore”.

Madje, një vendim i tillë i OSHP-së as që pritet të diskutohet nga bordi, pasi anëtarë të tij janë në pushim deri në fund të muajit.

Por, OSHP-ja përmes një urdhërese ka paralajmëruar SHSKUK-në se nëse një vendim i tillë nuk do të zbatohet, ky institucion mund të dënohet me gjobë prej 5 mijë eurosh.

Në interesimin e televizionit, zyra e drejtorit të përgjithshëm është përgjigjur se OSHP-së ia ka shpjeguar arsyet për pamundësinë që të lidhë një kontratë e tillë.

KTV-ja ka raportuar para pak ditësh se në mungesë të lidhjes së kontratës me kompani për pastrim, punëtorët e spitalit të Vushtrrisë janë pa paga tash e gjashtë muaj.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...