25 Gusht 2016 - 19:22
Qeveria e Kosovës ndau rreth një milion e gjysmë euro për blerjen e këtyre vaksinave, pasi kjo sëmundje u përhap shumë shpejt duke i lënë të ngordhur rreth 60 krerë gjedhe dhe mbi 2000 të tjera të prekura. Por, vaksinimi i gjedheve mund të nisë vetëm kah muaji shtator, ngase vaksinat mund të blihen vetëm në një vend të largët afrikan, me ç’rast duhen procedura të shumta.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, para kabinetit qeveritar në mbledhjen e Qeverisë tregoi se prej nga janë siguruar këto mjete.
Ministri i Bujqësisë Memli Krasniqi, ka sqaruar se nga këto mjete do të kompensohen fermerët, të cilëve u kanë ngordhur gjedhet. Kabineti qeveritar vendosi, gjithashtu, të ndajë edhe 350 mijë dollarë për vazhdimin e procedurave në përballjen e Kosovës në Gjykatën e Arbitrazhit me padinë e kompanisë AXOS rreth dështimit të privatizimit të PTK-së.
Në mbledhjen e Qeverisë është miratuar edhe Drafti për Botimet e Teksteve dhe Mjeteve Shkollore, si dhe Lista e Prioriteteve të Projekteve Infrastrukturore.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...