Raporti i KTV-së për protestat kundër “Prontos” [video]

25 Gusht 2016 - 19:21      

Me thirrjet për dorëheqje dhe hetim penal për protagonistët e përgjimeve ‘Pronto’, ka nisur protesta e 6-të me radhë e organizuar nga shoqëria civile, raporton KTV.

Me pjesëmarrje më të madhe të protestuesve, kësaj radhe marshi i nisur nga sheshi ‘Zahir Pajaziti’ përfundoi te Qeveria e Kosovës.

Aty u kërkua që të shkarkohen të gjitha bordet dhe përzgjedhja e tyre të bëhet nën mbikëqyrjen e shoqërisë civile. Në shenjë zhgënjimi me përgjimet dhe personat e përfshirë në to, aeroplanë në formë letre u hodhën në drejtim të qeverisë së Kosovës.

E për t’u siguruar se gjithçka po shkonte mirë, u përkujdes Policia e Kosovës, e cila gjendej si jashtë ashtu edhe brenda rrethojave të qeverisë.

Ndërsa në përgjimet e radhës, të publikuara nga Insajderi, deputeti i PDK-së Hajdar Beqa, gjatë bisedës me Adem Grabovcin, konsultohet për avancimin e një personi të quajtur Hajzer nga pozita e sekretarit në anëtar të bordit të “Ibër Lepencit”.

Në bisedën e dytë, i ashtuquajturi shefi i shefave intervenon për punësimin e Shemsi Fetahut, kushëririt të deputetit të PDK-së, Naim Fetahut, i cili një kohë ka qenë drejtor i Administratës Tatimore të Kosovës. Ndërsa, pas kryerjes së intervistës me shkrim dhe me gojë, Afrim Dautaj kërkohet të takohet me Grabovcin.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...