25 Gusht 2016 - 19:20
Grabovci pretendon se autori i shkrimeve ka kryer vepër penale me rastin e nxjerrjes së përgjimeve, të cilat, sipas tij, do të duhej të shkatërroheshin.
Por Vehbi Kajtazi ka hedhur poshtë pretendimet e Grabovcit, duke thënë se ata nuk cenuan privatësisë e tij dhe në fakt nuk ia kanë dëmtuar por rritur reputacionin dhe autoritetin.
Në anën tjetër, i kontaktuar nga Kohavisioni, avokati i Adem Grabovcit, Florent Latifaj, ka thënë se deri në vendimin e gjykatës së Apelit nuk do të flasin për media, me pretendimin se deklarimet e tyre po keqinterpretohen dhe keqshfrytëzohen.
KohaVisioni ka kërkuar edhe mendimin e juristes për të drejtën e medias, Flutura Kusari, e cila ka thënë se “Ndonëse Grabovci ka të drejtë të ushtrojë padi, ky veprim i tij është tentativë për të heshtur Insajderin dhe tregon qasjen e PDK-së ndaj lirisë së medieve”. Kusari, e cila studion vendimet e Gjykatës së Stasburgut në raport me mediat dhe lirinë e shprehjes, thotë se “Publikimi i përgjimeve nuk përbën shkelje të privatësisë sepse trajtimi i temës për punësim të pamerituar në institucione publike është me interes publik.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...