25 Gusht 2016 - 19:15
Krerët shtetërorë kanë insistuar se me këtë marrëveshje nuk po krijohet pushtet i tretë, por opozita vazhdon të deklarojë se marrëveshja e 25 gushtit e ka ndarë shtetin në Kosovë të të gjithëve dhe në Kosovë të serbëve.
Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, vazhdon të jetë fuqishëm kundër kësaj marrëveshjeje, që thotë se do të jetë burim i krizës edhe në të ardhmen në Kosovë.
Ndërsa Ylli Hoxha nga Vetëvendosje thotë se sot u mbush një vit prej kur burrështetasit u treguan të ligë, të dobët, duke e ndarë Kosovën në dy pjesë. Ndërkohë, analisti Driton Selmanaj beson se ka disa arsye pse është prolonguar ky proces. Derisa nga Prishtina dilnin deklarata se ky asociacion do të jetë me peshë sa një OJQ në Kosovë, Beogradi zyrtar ka insistuar se bashkësia e komunave me shumicë serbe do të jetë me kompetenca ekzekutive.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...