Protesta kundër krimit ekonomik e korrupsionit shtetëror në Kosovë

25 Gusht 2016 - 17:52      

Në Prishtinë edhe sot kanë vazhduar protestat e qytetarëve kundër krimit ekonomik e korrupsionit qeveritar e shtetëror në Kosovë, transmeton Koha.net.

Grupi qytetarëve u tubua në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe ai vazhdoi marshimin përgjatë Sheshit Nënë Tereza për t’u ndaluar përpara ndërtesës së Qeverisë.

Aty, qytetarët, me pankarta të shkruara dhe me ato foljore “Me hajna nuk ka shtet”, kërkuan përgjegjësi penale për situatën krijuar ekonomike të cilën ata e konsideruan shumë të rëndë.

Në protestë, nga pjesëmarrësit u lexua deklarata e qytetarëve protestues me të cilën shpjegohet qëllimi i protestës dhe motiv i saj.

Në tubim u përmend edhe zbardhja e bisedave të “shefit të shefave” Adem Grabovci me zyrtarë të PDK-së e me funksionarë të vendit për të punësuar të favorizuarit e tyre duke shkelur të gjitha normat e punësimit normal e të barabartë të qytetarëve.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...