Presidenti Thaçi në Rancë: Ua kemi borxh viktimave të luftës të mbrojmë e forcojmë shtetin

25 Gusht 2016 - 15:33      

Rancë, 25 gusht – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë sot homazhe para varrezave të 11 anëtarëve të familjes Asllani nga fshati Rancë i komunës së Shtimes, në përvjetorin e 18-të të vrasjes së tyre nga forcat serbe.

Ai ka thënë se viktimat e të gjitha masakrave anekënd Kosovës duhet të nderohen me respektin më të lartë institucional. “Kurrë nuk do të harrojmë sakrificën tuaj për shtetin që kemi sot. Ua kemi borxh viktimave të luftës që të mbrojmë dhe forcojmë shtetin që me aq çmim të madh njerëzore e kemi ndërtuar”, ka thënë presidenti Thaçi.

“Jemi sot këtu në Rancë për të bërë nderime viktimave të luftës, këtyre njerëzve të sakrificës për lirinë e Kosovës, kur para 18 vitesh nga granatimet serbe pësuan 11 anëtarë të familjes Asllani, prej fëmijës gjashtë muajsh deri te më i vjetri 70 vjeçar”, ka theksuar presidenti Thaçi, duke shtuar se të gjitha masakrat serbe të kryera në Kosovë kanë qenë të drejtuara kundër popullatës civile, kundër njerëzve të pafajshëm.

Sipas tij, duke respektuar vlerat e rezistencës, vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të respektohen dhe nderohen familjet e dëshmorëve.
“Unë e falënderoj Isakun për qëndrueshmërinë e tij, për vullnetin e tij. Kështu që, shteti gjithmonë do jetë pranë këtyre familjeve, do t’i nderojë dhe respektojë gjithmonë edhe në kuptimin moral, por edhe në atë institucional. Tash kur institucionet e Kosovës veç janë duke u përgatitur seriozisht që të vejnë para drejtësisë ndërkombëtare këtë gjenocid të Serbisë të kryer anë e kënd Kosovës”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër, Isak Asllani, i cili ka humbur 11 anëtarë të familjes ka falënderuar presidentin për praninë e tij në këtë përvjetor të 18-të.

“Faleminderit për pjesëmarrje prej Presidentit, Kryetarit dhe të gjithë juve. Edhe njëherë me juve gjithmonë ne e kemi më lehtë”, ka thënë Asllani, i cili ka humbur të gjithë fëmijët, gruan dhe nënën në këtë masakër.

Edhe kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli ka theksuar se përherë po përpiqemi që të tregojmë kujdes për gjithë këto familjet të cilat në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës humbën më të dashurit e tyre.

“Ne do të përpiqemi që këto familje në vazhdimësi t’i mbështesim për të gjitha nevojat që kanë. Jemi të vetëdijshëm se nuk mund të kompensohen humbjet e njerëzve që kanë ndodhur, por sidoqoftë obligim i joni është që me të gjitha aktivitetet tona, angazhimet tona dhe mbështetjen tonë morale dhe materiale që ka nevojë do ju bëjmë këtyre familjeve”, ka shtuar ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...