Vetëvendosje: Demarkacioni e Asociacioni, projekte të vdekura

25 Gusht 2016 - 15:21      

Në fundin e gushtit të vitit të kaluar, Isa Mustafa e Hashim Thaçi Kosovës ia kurdisën dy dëme shumë të mëdha: Marrëveshjen për themelimin e “Zajednicës” dhe atë për demarkacionin me Malin e Zi, që parasheh humbje të territorit të Kosovës.

Qeveria kishte në plan që t'i bënte fakt të kryer këto marrëveshje deri në dhjetor të vitit të shkuar, por ato as sot nuk janë realizuar. Ato janë të parealizueshme, thuhet në një koment të Vetëvendosjes, dërguar sot medieve.

Sot një vit, Kosovës i kanosej themelimi i Zajednicës. Por një vit më vonë, pamundësimi i themelimit të saj është dëshmuar si triumf i organizimit dhe vendosmërisë qytetare. Nënshkrimit të Isa Mustafës iu kundërvunë 205 mijë nënshkrime të qytetarëve të Republikës. Të gjithë ata, nënshkruan edhe kundër marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, të nënshkruar në Vjenë nga Hashim Thaçi. Dhjetëra protesta e qindra arrestime bënë që qeveria të dorëzohet. Atë që Mustafa dhe Thaçi e kishin parashikuar si fat për Kosovën, qytetarët e saj e ndalën sepse e cilësuan si fatkeqësi për vendin dhe të ardhmen e secilit. Ato që planifikonte t'i realizonte për dy - tre muaj, Qeveria nuk arriti t'i përfundojë as për 12 muaj.

Pavarësisht se nënshkruesit duan ta kthejnë e ta ngjallin këtë projekt, “Zajednica” është projekt i vdekur falë kundërshtimit qytetar. E njëjta do të ndodhë edhe me marrëveshjen për demarkacionin. Më 1 shtator përgjigjja për demarkacion jepet në shesh. Aty tregohet vullneti dhe fitorja do të jetë e qytetarëve.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...