25 Gusht 2016 - 15:03
Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2016, sipas këtij raporti, vlera e gjithëmbarshme e prodhimit të thëngjillit në TM2 2016 është rreth 2. 007 milionë tonë, kurse sasia bruto e energjisë elektrike, e prodhuar në termocentrale, është 1,657.8 GWh, dhe në hidrocentrale është 86.9 GWh.
Sa u përket vlerave të energjisë së importuar, respektivisht të eksportuar, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2016 Kosova ka importuar 24.9 GWh energji elektrike, derisa gjatë të njëjtës periudhë pra (TM2 2016) Kosova ka eksportuar 492.3 GWh energji elektrike.
Në tremujorin e dytë të vitit 2016, sasia e energjisë elektrike e konsumuar në Kosovë është 822.7 GWh energji elektrike.
Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM2 2015), sasia e energjisë elektrike e konsumuar është ulur për 11.7%.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...