25 Gusht 2016 - 13:11
Para dy vitesh, nën udhëheqjen e Kancelares Merkel u organizua takimi i Ballkanit Perëndimor në Berlin me qëllim të dakordimit të prioriteteve për investime infrastrukturore në Ballkan Perëndimor. Bashkimi Evropian ka ndarë 1 miliard euro për financimin e projekteve infrastrukturore, që do të dalin nga procesi i Berlinit, përmes Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor. Për të pasur qasje në këto fonde Kosova ka përmbushur dy kritere kyçe që janë: Themelimi i Këshillit Kombëtar për Investime, dhe; Përgatitja e Listës Prioritare të Projekteve Infrastrukturore, thekson ministri Çollaku në postimin e tij.
Sot miratuam programin e investimeve infrastrukturore të përbërë prej 55 projekteve, në vlerë prej 2.7 miliardë euro. Institucionet e Kosovës kanë arritur të përgatitin një program të qartë të investimeve infrastrukturore për vitet dhe dekadat në vijim.
Republika e Kosovës tashmë ka përfituar grantin e parë investiv për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10, në vlerë prej afro 52 milionë euro. Projektet e tilla, përpos ndërtimit të infrastrukturës së re apo rehabilitimin e saj, do të sjellin integrim më të mirë të tregjeve, lëvizjen më të mirë të udhëtarëve dhe forcimin e konkurrueshmërisë së vendit.
Lista Prioritare e Projekteve Infrastrukturore do të shërbejë si udhërrëfyes për investimet e ardhshme infrastrukturore në Kosovë dhe bazë për orientimin e shpenzimeve tona buxhetore, asistencën e donatorëve dhe negociatave financiare me bankat zhvillimore, thuhet në postimin e ministrit të Integrimeve Europiane, Bekim Çollaku.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...