Të shtunën protestohet kundër Vuk Jeremiqit për sekretar të OKB

25 Gusht 2016 - 12:29      

Një grup grashë të Kosovës kanë bër thirrje që të shtunë, më 3 shtator, në Prishtinë të protestohet kundër kandidaturës së Vuk Jeremiqit për sekretar të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.

Në një letërthirrje dërguar portalit Koha.net, kërkohet shërbimi i këtij të fundit për publikimin e saj, dhe këtë kërkesë po e përmbushim.

“Të nderuara media,
Ju ftojmë të në përcillni në protestën e 03.09.2016 (ditë e shtunë) nga ora 12:00 që do të mbahet në sheshin ‘’Zahir Pajaziti’’ në Prishtinë.

Organizatorët e protestës janë Jeta Berisha dhe Fatbardhë Kiqina, kurse në mbështetje kanë dalë shoqëria civile, aktivistët e Feminizmit Shqiptar, Grupi i Grave Asambleiste (GGA) me kryetare Mimoza Shala, Aleanca e Gruas së Kosovës me kryetare Magbule Shkodra, si dhe shoqata “Thirrjet e Nënave”, me kryetare Nesrete Kuamnova.

Thirrje për protestë :
Nënat e Srebrenicës dhe Zhepës i kanë dërguar letër proteste të gjithë ambasadorëve të shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit dhe Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së duke kundërshtuar nominimin e Vuk Jeremiqit për sekretar të përgjithshëm të OKB-së. Antishqiptari më i madh dhe ish-ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiq ka kandiduar dhe ka gjasa të zëvendësojë Ban Ki-Moonin në krye të OKB-së, me mandat 10-vjeçar.

Nëse ky person do të marrë votat që po pretendon, atëherë Kosova do ta humbë anëtarësimin në OKB.
Ne e kemi obligim të ngremë zërin e protestës. Serbia nuk ka kërkuar falje, nuk është dënuar për gjenocidin, nuk është demillosheviqizuar!

Për hir të të gjithë dëshmorëve të kombit, për hir të të gjitha nënave shqiptare që janë veshur me të zeza tash e 16-të vite, vajzave dhe grave të përdhunuara, për hir të të gjitha familjeve kosovare që ende nuk u janë gjetur eshtrat e familjarëve të zhdukur gjatë luftës së 99-së, ju ftojmë në protestë masive, të shtunën, më datën 03 shtator 2016, në orën 12:00 tek sheshi Zahir Pajaziti në Prishtinë.
 © KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...