Shuhet zjarri në pyjet e Shëngjinit, banorët rikthehen në shtëpi

25 Gusht 2016 - 12:04      

Shuhet zjarri në pyjet e Shëngjinit. Kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, deklaroi se zjarri u neutralizua dhe nuk paraqet më asnjë rrezik.

Zjarri i madh përfshiu pyjet e Shëngjinit që nga pasditja e së mërkurës dhe rrezikuan edhe zonat e banuara; sot në mesnatë, ekipet e shpëtimit kanë evakuuar banorët nga lagja e portit.

Zjarrfikësit e ardhur nga Laçi, Lezha si dhe mjetet dhe forcat e ushtrisë nga Vau i Dejës janë përpjekur të shuajnë flakët, të ndihmuara dhe nga një helikopter, por era ka ndihmuar në përhapjen e flakëve.

Shefi i Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, Agustrin Pepkolaj, tha në media në mëngjes se zjarri ishte izoluar pas shumë përpjekjesh dhe u deshën edhe disa orë derisa ai u shua përfundimisht.

Nuk dihen shkaqet se shpërthimit të tij.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...