Këshilli i Sigurimit shqyrton raportin për Kosovën

25 Gusht 2016 - 08:26      

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, sot pritet të mbajë konferencën e tij tremujore për Kosovën.

Përfaqësuesi special i Sekretarit të Përgjithshëm, njëherësh kreu i misionit të përkohshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovën (UNMIK), do të informojë për zhvillimet e fundit në vend dhe të gjeturat e fundit të raportit të Sekretarit të Përgjithshëm.

Në faqen zyrtare të këtij Këshilli, thuhet se ekziston mundësia që Serbia të marrë pjesë në nivel të lartë, ndërsa Kosova ka mundësi të prezantohet nga ambasadorja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku.

Në këtë raport të Këshillit, rëndësi e veçantë u është kushtuar bisedimeve mes Kosovës dhe Serbinë, ku janë kritikuar moszbatimet e marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

Në raport të Këshillit thuhet se tensionet politike mes pozitës dhe opozitës, në Kosovë, po vazhdojnë edhe më tej, gjë që po pengon funksionimin normal të institucioneve.

Po ashtu, në raport përmenden edhe seancat e tensionuara të Kuvendit të Kosovës, dhe bojkotet që po i bëjnë këtij të fundit partitë opozitare.

Një ndër çështjet më të theksuara të raportit ka të bëjë me marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, të cilën malazezët e kanë ratifikuar, ndërsa Kuvendi i Kosovës akoma nuk ka dhënë miratimin.

Në raport është përmendur edhe debati për demarkacionin i datës i 3 gusht, në të cilën rëndësi e veçantë i është kushtuar pjesëmarrjes së opozitës.

Është përmendur paralajmërimi nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, e cila i bëri thirrje vendit të ratifikojë marrëveshjen e demarkacionit, pasi është një nga kushtet kryesore për liberalizimin e vizave.

Nga Këshilli, nuk kanë lënë pa përmendur as asociacionin e komunave serbe, të cilën raportohet të vazhdojë edhe më tej ta kundërshtojë opozita.

Përveç këtyre është përmendur edhe formimi i Gjykatës Speciale dhe vazhdimi i mandatit të EULEX-it edhe për dy vite të tjera.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...