Foto: Koha

Komunikimi pa simbole i zëvendës - kryeministrit Stojanoviq

25 Gusht 2016 - 08:01      

Qeveritarë serbë në kabinetin e Isa Mustafës vazhdojnë të injorojnë simbolet e shtetit të Kosovës edhe në dokumentet zyrtare.

Kështu zëvendëskryeministri Branimir Stojanoviq, njoftimet dhe komunikatat për media i lëshon pa logo, pa stemë, pa emër të institucioneve si dhe pa domenin zyrtar "@rks-gov.net". Po ashtu për Stojanoviqin gjuha serbe është gjuha e vetme zyrtare në Kosovë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Gazeta ka kërkuar sqarime nga zyra e tij për këtë formë të komunikimit, por ata nuk janë përgjigjur. Ndërkaq në zyrën e kryeministrit vetëm kanë ofruar formatin se si i lëshojnë ata komunikatat, por ka munguar një përgjigje për metodën e aplikuar nga zëvendëskryeministri Stojanoviq. Megjithëse janë pa logo, komunikatat që lëshohen nga zyra e kryeministrit kanë domenin zyrtar të Qeverisë.

Ligji për përdorimin e simboleve shtetërore obligon institucionet që t’i vendosin simbolet në çdo dokument zyrtar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...