
25 Gusht 2016 - 07:19
Qeveria që menaxhon me procesin dhe institucionet e tjera, përfshirë ndërmarrjet publike, Administratën Tatimore dhe Doganën ende nuk kanë shifra të sakta për numrin e aplikuesve nga afro 200 mijë sa vlerësohet se kanë shansin të përfitojnë nga kjo amnisti, shkruan sot “Koha Ditore”.
Meqë kanë mbetur edhe 10 ditë deri në mbylljen e afati ligjor, ato nuk kanë nxjerrë as konkluzione për shkaqet që kanë çuar në këtë refuzim. Ndryshe prej tyre, ekspertët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile fajësojnë Qeverinë që nuk ka përdorur formën e duhur për ta bërë këtë proces të suksesshëm.
Dhe ndërkohë që pritet të nxirren përfundimet për numrin e aplikuesve për falje dhe shkallën e shlyerjes së borxheve për periudhën 2009-2014, Ministria e Financave ka vlerësuar se institucionet janë përgjegjëse për veprimet dhe masat të cilat duhet t’i ndërmarrin në përputhje me rregullat dhe procedurat e lejuara për t’i mbledhur detyrimet nga qytetarët... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...