
24 Gusht 2016 - 20:44
“Do të kërkojmë që të tërhiqet Komisioni Shtetëror, qeveria të tërhiqet nga kjo marrëveshje, sepse kemi të bëjmë me humbje të territorit. Vlerësoj se jo vetëm deputetët e opozitës janë të vendosur që të mos lejojnë humbjen e tokës së Kosovës”, ka thënë Isufi në një debat në televizionin publik.
Isufi ka thënë se Kosova nuk duhet të jetë nën presion të askujt, sa i përket përcaktimit të vijës kufitare, meqë sipas tij, praktika ka treguar se shumë shtete të tjera gjatë historisë janë aneksuar.
Sipas Isufit, nuk është i mjaftueshëm vetëm një dokument kadastral, kriter ky mbi të cilin është bazuar Komisioni Shtetëror për shënjimin e kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi.
“Kosova nuk duhet të jetë nën presionin e kujtdo qoftë, sepse kemi shtete të tjera gjatë historisë janë aneksuar, dhe Kosova nuk mund të lejojë qe vetëm dokumenti kadastral ta përcaktojë kufirin e Kosovës, por duhen parë edhe harta të tjera. Ne besojmë në vullnetin e deputetëve të Kosovës”, ka thënë Isufi.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...