Veteranët e Deçanit kanë një kërkesë për të gjithë deputetët kur të votojnë demarkacionin

24 Gusht 2016 - 19:31      

Organizata e Veteranëve të UÇK-së në Deçan u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të votojnë kundër për ratifikimit e demarkacionit me Malin e Zi.

“Logjika që të falim tokë për secilin nga proceset nëpër të cilët do të kaloj Kosova është justifikim i rrejshëm dhe i rrezikshëm. Deputetët, para se t'i mendoni privilegjet individuale duhet t'a kujtoni gjakun e derdhur për Lirinë dhe Shtetin e Kosovës, andaj as Ju dhe askush tjetër s'ka të drejt të votoj faljen e tokës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e kësaj organizate, transmeton Koha.net.

Ata gjithashtu iu drejtuan deputetëve, duke u thënë se disa prej heronjve të luftës së UÇK-së e kanë larë me gjak atë kufi, ndaj historia nuk do t’i harrojë votat e deputetëve.

„Të nderuar Deputet, shumë prej jush duke qenë dikur ushtar të UÇK-së, përpara se të votoni duhet t'a kujtoni betimin e Adem Jasharit, Luan Haradinajt, Zahir Pajazitit dhe të të gjithë Dëshmorëve të Kosovës, shumë prej të cilëve at kufi e lanë me gjakun e tyre. Vihuni në anën e historisë dhe drejtësisë dhe më 1 Shtator thuani JO faljes së tokave të Kosovës.Kosova nuk do t'ju harroj qoftë për të mirë, qoftë për të keq”, përfundon komunikata e OVL UÇK-së nga Deçani.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...