Foto: Koha / ilustrim

Përmirësohet përmbajtja e librave falas për filloristët [video]

24 Gusht 2016 - 20:20      

Librat falas për nxënësit e shkollave fillore janë rishikuar nga ekspertët e arsimit dhe është përmirësuar dukshëm përmbajtja e tyre.

Kështu është shprehur ministri i Arsimit, Arsim Bajrami në një konferencë për media pas takimit me drejtorët e arsimit të të gjitha komunave të Kosovës. Sipas tij, që nga java e ardhshme tekstet falas do të barten nëpër drejtoritë komunale të Arsimit, ku më pas do t’u shpërndahen nxënësve me rastin e fillimin e vitit të ri shkollor, më 1 shtator, raporton KTV.

Ai ka kërkuar që të ketë transparencë në zgjedhjen e stafit mësimor, si dhe drejtorëve të shkollave, si dhe të mos lejohet që të politika të ndërhyjë në këto çështje.

Nga ana tjetër, zyrtarë të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës kanë deklaruar se me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor mund të ketë grevë, pasi nuk janë përmbushur të gjitha pikat e kontratës kolektive.

E, ministri Bajrami ka thënë se MASHT-i i ka realizuar të gjitha detyrimet ndaj SBASHK-ut të përcaktuara nga kontrata kolektive ndërkaq, pjesa tjetër, sipas tij, iu përket komunave.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...