
24 Gusht 2016 - 19:19
Tek tash, Ministria e Infrastrukturës që vetë para shumë vitesh e kishte mundësuar monopolin me udhëzim, e ka ndërruar të njëjtin për t’i liruar rrugën hapjes së tregut, raporton KTV.
Zyrtarë të kësaj ministrie i kanë thënë KTV-së se ka qenë përshtatja e të njëjtit me rregullat e BE-së, pa hyrë në detaje pse më herët është lejuar monopoli.
Me anë të këtij udhëzimi është përcaktuar edhe çmimi për kompanitë që do të marrin leje për të kryer testime të kësaj natyre, aq sa e ka pasur edhe kompania që ka mbajtur monopolin e deritanishëm.
Sipas të dhënave të kësaj ministrie janë 1876 automjete të cilat e përdorin gazin si lëndë djegëse. Ky udhëzim ishte përgatitur në kohën kur kjo ministri udhëhiqej nga zëvendësministri i tanishëm, Fehmi Mujota duke ia mundësuar monopolin kompanisë “Leka Gaz”.
Sipas të dhënave të doganës, vitin e kaluar janë importuar mbi 11.5 milionë euro gaz, ndërsa deri në korrik të këtij viti, vlera e eksportit të këtij produkti është 7.8 milionë euro.
Me ardhjen në krye të kësaj ministrie, Lutfi Zharku ka paralajmëruar edhe heqjen e monopolit të kontrollit të automjeteve që importohen, udhëzim i përgatitur nga koha kur kjo ministri udhëhiqej nga Fatmir Limaj.
Policia e Kosovës nuk ka mundur të japë një numër të saktë të automjeteve që janë djegur për shkak të përdorimit të gazit si lëndë djegëse.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...