
24 Gusht 2016 - 19:15
Qysh kur nisi restaurimi i saj në 2011 me qëllimin për të ruajtur gjurmët e kohës, ajo ka mbetur pa përkujdesje dhe bazuar në atë që thotë Bashkësia Islame, xhamia po shfrytëzohet për prostitucion dhe narkomani, raporton KTV.
Këtë shqetësim e ka ngritur sot përfaqësuesi i imamëve të Prishtinës, Idriz Gjigolli, në takimin që është diskutuar për sigurinë në vend, i cili ka kërkuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, që ta zgjidhë këtë problem.
Pretendimet e Gjigollit i ka vërtetuar edhe u.d. i komandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Rexhep Sijarina, i cili ka pranuar se kanë marrë telefonata dhe se aty kanë hasur në raste te narkomanëve dhe prostitucionit.
Në anën tjetër, ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni, ka thënë se ndihet krenar për luftën kundër terrorizmit, por megjithatë ai ka shtuar se meritat nuk janë vetëm të tij, por të të gjithë kosovarëve të angazhuar në këtë luftë.
Sipas Hysenit, Kosova e vetme ka arritur të parandalojë shkuarjen e kosovarëve në luftërat e Siri.
Në një takim me Këshillat Lokal të Sigurisë, Hyseni ka kërkuar nga ta që të ndihmojnë në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore, pasi, sipas tij, Kosova dështoi të shënojë progres në këtë aspekt.
Hyseni ka thënë se përdorimi i drogave është kthyer në dukuri shqetësuese, sidomos te të rinjtë nën moshën 16-vjeçare, andaj sipas tij, është e rëndësishme që të ndërmerren hapa nga gjitha institucionet, për parandalimin e kësaj dukurie duke përfshirë shkollat, familjet dhe komuniteti në tërësi.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...