Grabovci tregon se kush duhet të pranohet nëpër borde [video]

24 Gusht 2016 - 19:12      

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, zgjidhte fillimisht komisionet për zgjedhjen e kandidatëve për borde, e poste tjera të larta. Pastaj këtyre komisioneve, ua përcillte listën prej tre kandidatësh dhe u tregonte se kush duhej të ishte i pari, i dyti dhe i treti në listën e ngushtë.

Këto veprime të Adem Grabovcit, dëshmohen në përgjimet telefonike të publikuara nga Insajderi, raporton KTV.

Grabovci kishte caktuar një komision në përbërje të Ilhami Gashit, Fitim Krasniqit dhe një personi të quajtur Xhavit për zgjedhjen e një drejtori të një agjencie shtetërore. Gashi ka qenë sekretar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ndërsa Fitim Krasniqi ka qenë dhe është sekretar i Qeverisë.

Grabovci ia kishte caktuar paraprakisht renditjen tre kandidatëve për këtë pozitë. Donte që Adnani të renditej i treti në listën e ngushtë. Luta, i dyti dhe në vendin e parë donte që të renditej gjinia e bukur.

Dje gjykata themelore në Prishtinë ia refuzoi kërkesën Grabovcit për të ndaluar publikimin e mëtejmë të përgjimeve ndaj tij, të zhvilluara gjatë vitit 2011.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...