Thaçi e Zhbogar, optimistë se demarkacioni do të kalojë më 1 shtator [video]

24 Gusht 2016 - 19:02      

Para një viti në Vjenë, si ministër i Jashtëm, vuri nënshkrimin në Marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi, kurse një vit pas, në cilësinë e presidentit të Republikës, beson se ajo do të kalojë në seancën e 1 shtatorit në Kuvend.

Kreu i shtetit, shprehet i bindur se deputetët do ta votojnë demarkacionin si kusht për liberalizimin e vizave, raporton KTV.

Ai pas takimit me përfaqësuesin e lartë të BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, ka ripërsëritur se marrëveshja është e saktë dhe në rregull.

Edhe shefi i BE-së në largim, Samuel Zbogar, pret që më 1 shtator deputetët do të mundësojnë që procesi i liberalizimit të vizave të ecë përpara. Ai ka thënë se për çështje të rëndësishme me interes për Kosovën ka nevojë për unitet.

Zhbogar tha se partitë politike për shumë çështje mund të mos pajtohen, por ato me interes për shtetin, sipas tij, duhet t’i respektojë çdokush.

Ai foli edhe për zhvillimet në veri dhe ndryshimet e dukshme që, sipas tij, po ndodhin atje. Foli edhe për sundimin e ligjit, duke thënë se Kosova ka bërë shumë hapa para. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...