24 Gusht 2016 - 16:26
Berisha thotë se qëndrimet e zyrtarëve nënshkrues të marrëveshjes për demarkim të kufirit me Malin e Zi, dëshmojnë hapur se janë në panik për ratifikim.
“Deputetët e parlamentit tonë, janë të vetëdijshëm se kjo marrëveshje nuk duhet ratifikuar, sepse si e tillë po e humb territorin e vet me mbi 8.8 mijë hektarë. Presionet publike dhe tendencat për të krijuar amulli në opinion, tregon se kjo është vetëm lojë politike, për t’ia zgjatur jetën vetvetes në pushtet, në të kundërtën, vota kundër kësaj marrëveshje dëshmon qartë se deputetët janë përfaqësuesit e popullit dhe si të tillë ata mbrojnë sovranitetin dhe integritetin e vendit”, ka thënë Berisha në reagimin e tij dërguar mediave.
Ai thotë se populli e ka kuptuar se komisioni qeveritar ka gabuar me ketë marrëveshje.
“Mos ratifikimi i kësaj marrëveshje i hapë rrugë një procesi të ri demokratik të rinegocimit, që në mënyrë të pavarur ta zgjidhë ketë kontest ndërshtetëror. Shembujt e shumtë në ish-Jugosllavi dëshmojnë se kontestet ndërkufitar në mes të shteteve nuk janë pengesë për integrime euroatlantike që janë synim i vetëm i popullit të Kosovës”, ka theksuar ai.
Prandaj, thotë Berisha, presidenti dhe qeveria duhet t’i lejojnë deputetët të votojnë lirshëm dhe pa presione.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...