Deri tani 6 shqiptarë të plagosur nga tërmeti në Itali

24 Gusht 2016 - 16:09      

Raportohet se mes të plagosurve nga tërmeti në qendër të Italisë ka edhe emigrantë shqiptarë.

Ora News kontaktoi me zotin Fetah Serjanaj i cili jeton me familjen e tij në zonën e prekur nga lëkundjet.

Përmes komunikimit me telefon, Serjanaj tha se ishte plagosur në këmbë dhe ndodhej në urgjencë ku po merr mjekim.

Lajmin për plagosjen e Fetah Serjanit fillimisht e konfirmoi për Ora News, djali i tij nga SHBA, i cili tha se i ati fatmirësisht nuk është në rrezik për jetën.

Ndërkohë mediat italiane raportojnë se në spitalin Xhemeli në Romë janë sjellë me helikopterë edhe 5 shqiptarë të tjerë të lënduar, por që janë jashtë rrezikut për jetën. Një prej tyre, një grua është operuar në këmbë.

Reppublica.it shkruan se gjithsej janë transportuar 9 të plagosur. Njëra prej të plagosurave një grua shqiptare ndodhet në sallën e operacionit pasi ka dëmtime në kofshë. Gjithashtu në spital ka mbërritur dhe një vajzë 12 vjeçe me dëmtime në kraharor por askush nuk është në rrezik për jetën.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...