Xhamia e Gurit në Prishtinë, vatër e drogës dhe prostitucionit

24 Gusht 2016 - 15:55      

Xhami e Gurit në Prishtinë është bërë vatër e prostitucionit dhe drogës. Këtë shqetësim e ka ngritur sot përfaqësuesi i imamëve të Prishtinës, Idriz Gjigolli në takimin që është diskutuar për sigurinë në vend e që prezent ishte edhe ministri i Punëve të Brendshme Skender Hyseni.

Përfaqësuesi i imamëve të Prishtinës, Idriz Gjigolli tregoi se xhematlinjët po kërkojnë llogari nga ta duke u shprehur të shqetësuar se si një xhami e vjetër 640 vjeç, është bërë qendër e prostitucionit.
“Si me i dhënë përgjigje xhematit, kur xhemati kërkon prej neve, nji faltore, nji xhami, 640 vjeçare, e ajo të bëhet qendër e prostitucionit” tha ai.

Rexhep Sijarina nga Policia e Kosovës ka thënë se kanë marrë telefonata dhe se aty kanë has në raste te narkomanëve dhe prostitucionit. Sipas tij, Policia ka dalë në vend të ngjarjes dhe në disa raste edhe kanë takuar persona të tillë. Kjo xhami nuk është funksionale pasi që është në renovim.

Sijarina tregoi edhe për rastin e fundit nga protesta, ku në minaret e xhamisë janë futur disa adoleshentë, të cilët kanë qenë të rrezikuar të bien poshtë, pasi që xhamia ka një konstrukt të dobët.

“Ne kemi pas disa raste që janë raportuar dhe Policia çdo herë që ka pas lidhje me qytetarët dhe nga këshilli, ne i kemi dërguar policët në atë lokacion, ku në disa raste kemi kapur persona , ku Policia i ka trajtuar në raste të veçanta. Mirëpo, ne e dimë që kemi pas kontakt edhe me ju, është kohë e gjatë që kjo xhami është duke u rinovuar dhe është lënë pa përkujdesje, nuk ka asnjë përkujdesje. Ne kemi pas edhe rastin e fundit nga protesta, ku në minaret e xhamisë janë futur disa adoleshentë, të cilët kanë qenë të rrezikuar të hidhen poshtë, pasi që konstrukti i asaj xhamie nuk i plotëson ende kriteret për me qenë siç duhet. Prandaj ne kishim bo lutje BIK-ut, që mundësisht të kenë një përkujdesje ndaj asaj xhamie, në mënyrë që nëse hasim diçka të tillë, atëherë të kontaktojë Policia dhe unë jam i sigurt që asnjëherë nuk i kemi lanë anash” tha ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...