24 Gusht 2016 - 13:08
Ministri Çollaku ka falënderuar z.Zhbogar për kontributin dhe punën e tij të palodhshme në Kosovë, e posaçërisht në avancimin e agjendës evropiane për Kosovën.
Ministri Çollaku theksoi se bashkëpunimi dhe puna e madhe që është bërë gjatë viteve të fundit është kurorëzuar me suksese të jashtëzakonshme në agjendën evropiane duke nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe marrjen e rekomandimit për liberalizimin e vizave. Përderisa e para, ka hyrë në fuqi dhe ka filluar të zbatohet, vendimi për heqjen e vizave pritet të merret deri në fund të këtij viti, theksoi Ministri Çollaku.
Në fund të takimit, ministri Çollaku i uroi shumë suksese z. Zhbogar në misionin e tij të ri dhe premtoi që Ministria e Integrimit Evropian do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Zyrën e BE-së në Kosovë dhe institucionet e BE-së në Bruksel.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...