Shpallen tatimpaguesit më të mirë të Kosovës, reforma fiskale nuk ka përfunduar

24 Gusht 2016 - 13:02      

Kompanitë , “Cacttus”, “Coca Cola Hellen Bottling Company Kosovo” , “Kid Zone Kosovo”, Ndërmarrja Tregtare ”Fortesa” dhe “Scan Color JYSK” janë shpallur tatimpaguesit më të mirë të 2015.

Ndarjen e shpërblimeve e ka bërë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa. Këto kompani hyjnë në kategorinë e bizneseve që kanë mbi 5 milionë euro qarkullim vjetor.

Po ashtu janë ndarë edhe mirënjohje për kompani që kane qarkullim 1.5 milion euro dhe bizneset që kanë qarkullim 100 mijë deri në 1 milion euro dhe për kompani të reja.

Kryeministri Mustafa me këtë rast , ka lavdëruar bizneset, të cilat, sipas tij, edhe për kundër temave politike po ndikojnë në ekonominë e vendit.

“Përkundër këtyre temave të rënda politike, bizneset po e bëjnë punën e tyre, po arrijnë sukseset , përkatësisht përmbushja e obligimeve ndaj institucioneve po bëhet nga ana e bizneseve...Temat ekonomike , gjithnjë po gjejnë vend në vendin tonë dhe se gjithë kjo që po duket jashtë më shumë në fushën e ekonomisë dhe në degë të ndryshme të ekonomisë është rezultat i bizneseve të suksesshme të fuqishëm të cilat kamë shpresë që do të jenë konkurrente tani edhe në tregun e Bashkimit Evropian dhe në tregun financiar“, tha Mustafa.

Ministri i Financave , Avdullah Hoti, ka premtuar se shumë shpejtë MF-ja do të konkretizojë Udhëzimin Administrativ me qëllim që të përmbushet pakoja fiskale, e cila mundëson lehtësira për bizneset dhe nxitjen e investimeve të huaja.

“Ne kemi përfunduar një pjesë të reformave fiskale. Nuk është përmbyllur krejt reforma. Sivjet kemi disa aktivitete të tjera. Pushimet tatimore për të cilën Oda Ekonomike Amerikane, është shumë insistuese që ta qojmë përpara. Besoj që tani do të gjejmë hapësirë që gjatë shtatorit të ulemi bashkë me juve për të konkretizua Udhëzimin Administrativë që krijon mundësi dhe lehtësira për investime të huaja”, tha Hoti.

Sakip Imeri, drejtor i përgjithshëm i ATK-së, tha se ndihet mirë që merr pjesë në ceremoni të tilla pasi ai tha se tanimë shërbimet që ky institucion është duke i ofruar shihen që kanë arritur rezultate të prekshme.

“Duke ofruar shërbime dhe duke shkëputur kontaktin fizik në masën më të madhe të mundshme me tatimpaguesit në mënyrë që në anën që kërkohet prej tatimpaguesve të përmbushin ligjin të kenë lehtësi sa më shumë dhe kanale të komunikimet përmes internetit”, tha Imeri.

Aktiviteti i shpërblimit të tatimpaguesve më të mirë është iniciuar për herë të parë nga Oda Ekonomike Amerikane në vitin 2015, ndërsa ky vit shënon përvjetorin e njëmbëdhjetë të kësaj ngjarje.
 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...