24 Gusht 2016 - 12:21
Tre tërmete të forta kanë goditur gjatë natës Italinë qëndrore. I pari dhe më i forti me magnitudë 6.2 ballë i shkallës Rihter është regjistruar rreth orës 03:36 rreth dy km nga qyteti i Accumolit dhe 10 km nga Arquata del Tronto dhe Amatrice.
Kjo e fundit ka pasur dëme shumë serioze, Kryetari i komunës thotë se Amatrice nuk është më ndërtesat e qytetit janë rrafshuar në tokë. Dëme të rënda edhe në Marche.
Deri tani nuk ka raportime për shqiptarë të vdekur, por flitet për 6 të plagosur. Ndërkohë në një dëshmi në Ora News Hamza Serjani tha se në komunën e Amatrices jetojnë 10 familje shqiptare dhe se mes miqve të tij të vdekur ka dhe shqiptarë. Ministria e Jashtme shqiptare mohon që deri tani të ketë viktima.
Komunat më të prekura nga tërmeti janë Accumoli, Amatrice, Posta dhe Arquata del Tronto.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...