Thaçi: KFOR-i mbetet ndër institucionet më të besuara dhe respektuara në Kosovë

24 Gusht 2016 - 12:07      

Prishtinë, 24 gusht – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, gjeneral-majorin Guglielmo Luigi Miglietta.

Me këtë rast presidenti Thaçi falënderoi atë për punën dhe kontributin e tij që ka dhënë gjatë këtyre viteve në ruajtjet e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë.

“Ju falënderoj për punën që keni bërë si komandant i KFOR-it në Kosovë. Falë edhe përkushtimit tuaj, KFOR-i mbetet ndër institucionet më të besuara dhe respektuara në Kosovë”, tha presidenti Thaçi, duke shtuar se prezenca e NATO-s në Kosovë është garanci për stabilitetin dhe paqen në rajon.

Nga ana tjetër, komandanti i KFOR-it, Gjeneral-Major Guglielmo Luigi Miglietta ka falënderuar presidentin Thaçi për bashkëpunimin e mirë që ka pas me të gjitha institucionet në Kosovë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...