24 Gusht 2016 - 11:57
Sipas njoftimit për media, ministri Rrahmani pasi ka uruar për detyrën e re z. Rouffe, e ka njoftuar për sfidat e shëndetësisë kosovare, preokupimet dhe prioritetet e MSh-së dhe ka shprehur përkushtimin e plotë për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve mike, posaçërisht në fushën e shëndetësisë.
Ai tha se “Ministria e Shëndetësisë është duke punuar me intensitet të shtuar në procesin e reformave që nënkupton riorganizimin dhe fuqizimin e kapaciteteve të MSH-së që kjo Ministri të jetë shumë më dinamike”.
“Prioritet i yni në këtë fazë është sistemi i sigurimeve shëndetësore, ndërsa në janar të vitit 2017 do të fillojmë mbledhjen e premiumeve shëndetësore dhe krahas saj sistemi i informimit shëndetësorë, që do të mbështetet në parimet moderne organizative e funksionale, e që Qeveria e Luksemburgut e ka mbështetur në vazhdimësi këtë projekt, për çka ju jemi falënderues”, tha Ministri Rrahmani.
Znj. Ramiq tha se bashkëpunimi i mirë mes Lux-Dev dhe MSh-së, ka qenë lehtësim për realizimin e projekteve me sukses.
Z. Rouffe është falënderuar për pritjen dhe po ashtu ka shprehur mbështetjen e tij sikurse paraardhësi i tij për projektet e zhvilluara në kuadër të shëndetësisë deri më tani, por edhe për projekte të tjera të reja, të cilat mund të shërbejnë në përmirësimin dhe fuqizimin e shërbimeve shëndetësore në Kosovë.
Qeveria e Luksemburgut është një prej kontribuesve më të mëdhenj në fushën e shëndetësisë në Kosovë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...