24 Gusht 2016 - 11:52
Ministri i Brendshëm i Kosovës tha se Kosova ka parandaluar “radikalizmin dhe ekstremizmin që çon drejt terrorizmit”.
“Tash e një vit nuk ka pasur asnjë rast të shënuar të shkuarjes së qytetarëve të Kosovës në luftërat e huaja. Por, institucionet nuk duhet te rrijne komod me këtë fakt”, tha Hyseni.
Që nga viti 2012, rreth 300 shqiptarë të Kosovës i janë bashkuar organizatave të shpallura ndërkombëtarisht si terroriste në Siri dhe Irak. Aktualisht vlerësohet se në konfliktet e huaja po marrin pjesë 70 shqiptarë nga Kosova, ndërkaq rreth 50 syresh thuhet të jenë vrarë.
Në maj të 2016, një gjykatë në Kosovë e dënoi me 10 vjet burg një imam me akuzën për nxitje, përçarje dhe urrejtje midis grupeve të ndryshme fetare në vend. Së bashku me imamin u dënuan edhe 6 persona të tjerë nga një grup i të arrestuarve.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...