Shtyhet për 30 gusht gjykimi ndaj Ukë Rugovës e të tjerëve

24 Gusht 2016 - 11:12      

Është shtyrë shqyrtimi fillestar ndaj ish-deputetit të LDK-së, Ukë Rugova, ish-ministrit Astrit Haraqija dhe 18 personave të tjerë, të akuzuar për rastin me keqpërdorime të vizave italiane, raporton KTV-ja nga gjykata.

Katër persona kanë munguar në këtë seancë, në Gjykatën Themelore të Prishtinës, çka e ka detyruar gjyqtarin që të shtyjë këtë seancë, meqenëse është e obliguar prania e të gjithë të pandehurve. "Unë mendoj që duhet ta shtyjmë për 5 ditë dhe brenda kësaj kohe të kuptojmë arsyet e mungesës së këtyre të pandehurve dhe të vazhdojmë më 30 gusht, e pastaj mund të vendosim a ka nevojë të veçohet lënda apo jo", ka thënë gjyqtari Victor Pardal.

Rugova, Haraqija dhe të tjerët akuzohen për krim të organizuar, mashtrim dhe vepra të tjera penale që lidhen me hetimin e nisur vite më parë për shitje të vizave italiane.

Përveç Ukë Rugovës, në këtë rast janë të akuzuar edhe Izet Beqiri, Florjan Petani, Qefser Baholli, Astrit Haraqija, Fitim Beqiri, Azad Beqiraj, Liridona Beqiri, Kujtim Avdyli, Ragip Gashi, Visar Beqiri, Hamza Beqiri, Azem Koskoviku, Edison Idrizaj, Beg Shaqiri, Hasan Shaqiri, Driton Voca, Valon Selimi dhe Fadil Ahmeti.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...